SKANDALET NUK NDALEN/ Ndodh dhe kjo në Zall Herr. Parcelë me kanabis në repartin ushtarak, tre të arrestuar, nën hetim dhe komandanti

Siç duket kthimit të tyre në parcela kanabisi nuk i kanë shpëtuar as repartet ushtarake.

Një rast i tillë është zbuluar në një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, që çoi në arrestimin e ka tre ushtarakëve, ndërsa nën hetim janë vënë 4 persona, mes tyre komandanti i repartit.

SKANDALET NUK NDALEN/ Ndodh dhe kjo në Zall Herr. Parcelë me kanabis

Ndërkohë, mësohet se në këtë repart u zbuluan dhe asgjësuan 125 bimë kanabis.

Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:

– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.