Parashikimi i motit, e premte, 4 gusht 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash të pakta.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Jug me shpejtësi mesatare 1-8m/s  ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.