Aksident me vdekje në Berat, makina përplas këmbësorin 75-vjeçar. EMRI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2023, 22:49
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë të Beratit.
Policia raporton se një kalimtar ka mbetur i vdekur, i identifikuar si Asqeri Agalliu.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


