“Të ndezim llambat e shpresës” Papa i kërkon Evropës të kërkojë vendosjen e Paqes në Ukrainë

Papa Francesku i kërkon Evropës të ndezë “Dritat e shpresës” dhe të veprojë si ndërmjetës për të arritur paqen në Ukrainë. At ii Shenjtë e bëri thirrjen nga Portugalia në ditën Botërore të Rinisë

Në Ditën Botërore të Rinisë, Papa Francesku u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të kontribuojnë në vendosjen e paqes në Ukrainë.  Gjatë qëndrimit pesë ditore, ati i Shenjtë do të zhvillojë takime me të rinjtë nga e gjithë bota.

Papa Françesku i bëri thirrje Evropës që të veprojë si urë ndërmjetëse për vendosjen e paqes në Ukrainë.
“Bota ka nevojë për Evropën e vërtetë. Evropa të luajë rolin e një ure dhe të paqebërëses”, tha ai në fjalimin para zyrtarëve në Lisbonë.

Rreth shtatëdhjetë gazetarë dhe një ekuipazh e shoqëruan Papën e Vatikanit në në Portugali, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë që do të mbahet aty deri mё 6 gusht.

Gjatë këtyre ditëve ai do të zhvillojë takime me të rinjtë nga e gjithë bota. Po ashtu për një jave qytetet do të pushtohen nga aktivitete kulturore, organizim i cili mbahet çdo tre vjet.

1 milionë pelegrinë nga e mbarë bota pritet të zbresin në Portugali, teksa qindra vullnetarë janë angazhuar në përgatitjen e dioqezave të vendit.

papa Francesku u prit nga presidenti Marcelo Rebelo de Sousa, ndërsa theksoi se këto ditë do të shërbejnë për inkurajimin e të rinjve në kërkimin e së vërtetës dhe kuptimit të jetës.

Dita Botërore e Rinisë është krijuar më 1986 nga Papa Xhon Pali II dhe është tubimi më i madh në botë i katolikëve, që shënohet përmes ngjarjeve të ndryshme, përfshirë koncerte dhe sesione të lutjeve.

Ngjarja që po mbahet sivjet ishte paraparë të mbahej një vit më parë, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këtë vit, Dita Botërore e Rinisë e gjen Kishën Katolike në një moment reflektimi, pas skandaleve seksuale të priftërinjve.