VIDEO/ Korrieri shqiptar “djeg” bandën shqiptaro-italiane të trafikut. 20 të arrestuar, dhe mbi 10 mln euro drogë e sekuestruar
Autoritetet italiane të Policisë së Teramo, Livornos e Ascoli Piceno kanë shkatërruar një grup trafikantësh Italo/shqiptarë e kanë sekuestruar mbi 200 kg drogë e tipit heroinë e kokainë.
Operacioni policor i koduar "Action" ka cuar sot në ekzekutimin e 12 urdhër ndalimeve 6 italianë e 6 shqiptarë me banim në Itali.
Operacioni u kodua ACTION pas kapjes në Livorno të një korrieri shqiptar droge me 40 kg kokainë mjaft e pastër e konfeksionuar në 180 mijë doza të mbyllura në qese plastike me logo Action.
Hetimet zbardhën se amballazhi i tyre i përkiste supermerkatit hollandez Action me pika shitje në disa qytete të Europës Veriore.
Kapja e korrierit shqiptar në Livorno më 20 mars 2023 çoi në nisjen e hetimeve të këtij operacioni.
Gjatë fazës hetimore e deri në urdhër ndalimet e sotme janë vënë në masë ndalimi gjithsej 20 trafikantë shqiptarë e italianë.
Sipas autoriteteve italiane, të kontaktuar nga “Ora News”, aktiviteti hetimor e policor i këtij operacioni ka çuar në sekuestrimin gjithsej të 1 milionë doza droge me vlerë mbi 10 milionë euro.
Droga trafikohej nga Europa Veriore.



