“Mijëra gra dhe fëmijë do vdesin”/ Britania shkurton ndihmat për vendet e varfëra. Shkak shtimi i refugjatëve

Dyndja e emigranteve dhë kerkesat për azilant në Mbretërinë e  Bashkuar , ka detyruar këtë të fundit që të shkurtoj buxhetin e ndihmes për vendet në nevojë. Por nga një vlerësim I bërë nga nënpunësit civil, rezulton se mijëra persona në Afrikë do të vdesin, për shkak se nuk do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore

“Mijëra gra në Afrikë do të vdesin gjatë shtatzënisë apo lindjes së fëmijëve si rezultat i shkurtimeve të buxhetit të ndihmës së Mbretërisë së Bashkuar”, është ky paralajmërimi që vjen nga kabineti qeveritar në Britani.

Përfundimet kanë ardhur pas një vlerësimi të bërë nga nëpunësit civilë të Zyrës së Jashtme në fillim të këtij viti, për të informuar ministrat përpara se të vendosnin se çfarë të shkurtonin.

Në vlerësim, Ministria e Jashtme përshkruan disa nga shkurtimet kryesore të buxhetit të Departamentit të Ndihmës për Zhvillimin e Jashtëm me vlerë më shumë se 900 milion £ për këtë vit.

Kjo ka ardhur si pasojë e ardhjes së shumë refugjatëve dhe azilkërkuesve me varka të vogla në Britani, e cila ka rritur kostot.

Dhe kjo do të thotë se mund të shpenzohen më pak për prioritetet e qeverisë jashtë shtetit.

Në raport thuhet se një shkurtim prej 76% i ndihmës për Afganistanin do të lërë disa nga gratë dhe vajzat pa shërbimet kryesore.

Referuar raportit, si pasojë e shkurtimit të ndihmës, gjysmë milioni gra dhe fëmijë në Jemen nuk do të marrin kujdes shëndetësor.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar thotë se buxheti i saj për vendet me të ardhura të ulëta është shkurtuar në afat të shkurtër për të arritur objektivin e kursimeve, por më pas do të dyfishohet.