Kievi heq dorë nga çekiçi dhe drapëri, ndryshime në monumentin e kryeqytetit
Autoritetet e Kievit kanë hequr stemën e çekiçit dhe drapërit nga monumenti i Atdheut në kryeqytet, njoftoi radio dhe televizioni ukrainas të martën.
Deri më 24 gusht, Dita e Pavarësisë së Ukrainës, çekiçi dhe drapëri do të zëvendësohen nga tridenti (Tryzub), simboli kombëtar i Ukrainës, tha Ministria e Kulturës në një deklaratë.
Punimet për ndërtimin e treshesë metalike kanë nisur dhe pritet të përfundojnë më 24 gusht, në 32 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, thuhet në të njëjtën deklaratë.
Ministria e Kulturës tha gjithashtu se është duke u shqyrtuar një propozim për të riemërtuar monumentin e Atdheut në monumentin Nënë Ukrainë.
Monumenti 102 metra i lartë i Atdheut u përurua në Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Hitleriane në vitin 1981 dhe është një simbol arkitektonik i Kievit dhe Ukrainës.
????????Ukraine removes Soviet symbol from Motherland statue, replaces it with trident.
— Intel Drop (@IntelDrop_) July 30, 2023
Workers have begun removing the Soviet hammer and sickle from Kyiv’s iconic Motherland statue, a 102-meter-tall monument that overlooks the Dnipro river. The Ukrainian trident, the national coat of… pic.twitter.com/woWoGVwAiC



