Hakerat rusë sulmojnë gjashtë banka italiane

Dëmi i shkaktuar nga sulmi i hakerave rusë në faqet e gjashtë bankave italiane për momentin ka qenë relativ, pasi faqet u bënë të paarritshme vetëm për disa minuta.

Ekspertët thanë se bëhej fjalë për dëme të vogla, në krahasim me ransomware-in shumë më të frikshëm, vjedhjen e të dhënave me një kërkesë për shpërblim.

Por, në kanalet e tyre të medieve sociale, hakerët pro rusë ”Noname057(16)” iu  gëzuan këtyre sulmeve kibernetike kundër “autoriteteve rusofobe italiane”.

Bankat e prekura ishin Bper, ”Monte dei Paschi di Siena”, ”Banca Popolare di Sondrio”, Fineco, Intesa dhe Fideuram.



Teknikët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike kontaktuan menjëherë me to për t’i informuar për ofensivën e re dhe për të dhënë indikacionet e para për zbutjen e efekteve.