Pekini raporton shiun më të dendur në 140 vjet, reshjet kanë vrarë të paktën 20 njerëz
Kryeqyteti kinez Pekin ka regjistruar reshjet më të mëdha që nga fillimi i regjistrimeve 140 vjet më parë.
Ndërmjet mbrëmjes së së shtunës dhe mëngjesit të së mërkurës, janë matur 744.8 milimetra shi, njoftoi të mërkurën zyra meteorologjike e qytetit. Rekordi i mëparshëm prej 644 mm u vendos gjatë një stuhie në 1891.
Shirat jashtëzakonisht të dendur kanë vrarë të paktën 20 njerëz në Pekin dhe provincën fqinje Hebei që nga e shtuna.
Mediat shtetërore kineze raportuan të paktën 11 të vdekur në Pekin.
Nëntë viktima të tjera u raportuan në Hebei, i cili rrethon kryeqytetin. Deri të mërkurën, më shumë se një duzinë njerëz ishin ende të zhdukur.
Reshjet ekstreme kanë ardhur si pasojë e stuhisë tropikale Doksuri.
Rrugët janë shndërruar në lumenj të furishëm me masa balte. Makinat e parkuara janë përfshirë nga përmbytja.
