Koralet australiane, jo në rrezik/ UNESCO nuk pranon raportin e shkencëtarëve: Do presim 1 shkurtin
Barriera e shkëmbinjëve koralorë në Australi, Great Barrier Reef, u la jashtë listës së pasurive të rrezikuara. Vendimi u mor UNESCO, ndërsa shkencëtarët janë kundër.
UNESCO ka vendosur ta lërë jashtë listës së cilësuar si “trashgimi në rrezik’’, barrierën e madhe të shkëmbijëve koralorë në Australi, pavarësisht alarmit të ngritur nga shkencëtarët.
Këta të fundit kanë paraqitur prova të vazhdueshme shkencore për të vërtetuar se Great Barrier Reef rrezikohet seriozisht për shkak të ngrohjes globale dhe ndotjes së mjedisit.
Në takimin e mbajtur të hënën në Paris, Komiteti i Trashëgimisë Botërore vlerësoi përparimin e qeverisë australiane dhe bëri apel për zbatimin e rekomandimeve që lidhen me përmirësimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të sistemit koralor.
Gjendja e tyre do të rishikohet në një raport të dytë, më 1 shkurt 2024, që shënon dhe kulmim e verës në Australi.
Sipas shkencëtarëve, ka shumë pak gjasa për përmirësim rrënjësor në vetëm 6 muaj, sidomos pas temperaturave gjithnjë në rritje të oqeaneve.
“Me politikat dhe emetimet aktuale, po shkojmë qartësisht në një rënie me 99% të shkëmbinjëve koralorë globalë”, deklaruan ata.
Me një shtrirje rreth 133 mijë milje katrore, Great Barrier Reef është shtëpia e më shumë se 1,500 llojeve të peshqve dhe 411 llojeve të koraleve të forta.
UNESCO e ngriti për herë të parë mundësinë e një vlerësimi "në rrezik" në vitin 2021, megjithatë e la jashtë kësaj liste edhe njëherë



