Festë në Teqenë e Turanit/ Bektashinjtë në Korçë përkujtojnë heronjtë e Qerbelasë në Korçë

Dita e Ashures mblodhi në Korçë me qindra besimtarë ku i pranishëm ishte edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve. Në fjalën e tij në Teqenë e Turanit, Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj ndau mesazhe paqe dhe bashkimi për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Pas ceremonisë në Tiranë të Festës së Ashures, ku u kujtua ngjarja tragjike të 72 të rënëve në betejën e Qerbelasë, festimet vijuan edhe në Korçë në Teqenë historike të Turanit.

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ofroi një pritje tradicionale ku shprehu mesazhin e tij për sa më shumë paqe dhe harmoni për të gjithë besimtarët.

Festë në Teqenë e Turanit/ Bektashinjtë në

Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: “Gjithë ky muaj, që ne e quajmë si Muaji Muharrem, ne bëjmë dhe Ashuren, ëmbëlsirën epërbotshme dhe të përmotshme ku celebrohet ajo, bëhet lutje për këtë ditë të shenjtë. Gjithashtu, njerëzve iu shpërndahet Ashurja me idealet e tyre, mësimet e tyre, të luftojmë të ecim në paqe, mbarësi dhe dashuri njerëzore”.

Një mesazh dha dhe prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole.

Festë në Teqenë e Turanit/ Bektashinjtë në

Prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole: “Këto janë data që në fakt evokojnë vlerat më të mira të bashkëjetësës tonë shoqërore. Përcjellim mirësi, harmoni dhe forcojmë konceptin e bashkëjetesës fetare dhe të tilla data besoj se nuk i kemi vetëm detyrim institucional për t’i respektuar dhe kujtuar, por edhe detyrë qytetare për të mbajtur gjallë ato ngjarje të rëndësishme që në fakt na forcojnë lidhjen njerëzore dhe shoqërore të kombit”.

Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua.

Dita e Ashures është edhe dita e fundit e Matemit ose agjërimit dhe sakrificës së bektashinjëve.