NJË FOTO-ALBUM PËR TË MOS U HUMBUR/ Hëna shndrit hareshëm me shfaqjen e vet

Superhëna gjigante, e para e gushtit dhe e dyta nga katër të planifikuara për vitin 2023, dha dje në mbrëmje një shfaqje në qiell.

Ajo quhet ”super” këtë herë sepse është një Hënë e plotë e cila është në të njëjtën kohë në pikën e orbitës së saj më afër me Tokën, një kombinim që e bënte të dukej më e madhe dhe më e ndritshme.

Për të pasur përsëri dy superhëna në një muaj të vetëm, e ardhmja do të jetë nata midis 30 dhe 31 gushtit e vitit 2037.

“Super hëna” dhe “Hëna blu” nuk janë terma shkencorë, por ato janë bërë të njohura dhe vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut duke shfrytëzuar magjepsjen ndaj  astronomisë.

Takimi tjetër i padiskutueshëm në qiellin e gushtit është ai me yjet.

Gjithashtu këtë vit tufa e Perseidëve do të arrijë shikueshmërinë maksimale midis 11 dhe 13 gushtit.

Në fund të muajit, pak ditë para hënës së dytë të plotë, Saturni do të bëjë një shfaqje.

Më 27 gusht, planeti i unazave në fakt do të jetë në opozitë. Kjo do të thotë, ai do të jetë përballë Diellit në lidhje me Tokën dhe për këtë arsye do të jetë i vëzhgueshëm.

Planeti do të jetë gjithashtu në distancën minimale nga Toka, e barabartë me afërsisht 1 miliard e 310 milionë kilometra dhe për pasojë do të mund të admirohet në shkëlqimin e tij maksimal dhe me përmasat më të mëdha të dukshme.

Unazat e tij të famshme gjithashtu do të duken qartë në teleskop.

Shijoni shfaqjen e hënës në disa vende të fokusuar nga agjencitë e lajmeve: ANSA, AFP, EPA, dhe ATSH