“Komandanti i kampit të Fabrikës së Çimentos në Elbasan, Hysen Kapllanaj, njeri rigoroz"/ Libri i ish-të burgosurit Agim Musta

Memorie.al / Në përvjetorin e katërt të ikjes nga jeta të historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Agim Musta,  (24 Korrik 2019), ish – i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhanë të drejtën e ekskluzivitetin për botim, medias online Memorie.al, të një prej botimeve më të spikatura të autorit, siç është ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’.

Kjo vepër, mban të dhëna, dëshmi, fakte, statistika dhe argumente të shumta e të panjohura për publikun e gjerë, mbi krimet dhe terrorin komunist në Shqipëri, veçanërisht ndaj intelektualëve, në periudhën 1945-1991. Botimi për herët të parë të pjesëve të këtij libri, është dhe realizimi i një prej amaneteve të historianit Agim Musta, i cili, që nga fillimi i vitit 1991 e deri sa ndërroi jetë, për afro tre dekada u angazhua me të gjitha fuqitë e tij, duke punuar për ngritjen e kujtesës kolektive, përmes botimeve me libra dhe publikimeve në shtypin e përditshëm.

E gjithë ajo punë voluminoze e z. Agim Musta, e konkretizuar në disa libra, është një kontribut me vlera të mëdha, për zbardhjen e krimeve të regjimit komunistë të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Një pjesë e mirë e botimeve të z. Agim Musta, është e përkthyer dhe në anglisht. Duke falenderuar dy vajzat e të ndjerit Musta, që zgjodhën Memorie.al, për të përkujtuar babanë e tyre, nga sot po fillojmë publikimin pjesë pjesë, të ‘Libri i zi i Komunizmit Shqiptar’.

-Burgjet e shtetit komunist shqiptar- (1945-1991)

C) Kampet me punë të detyruar në bujqësi dhe për hapjen e tarracave

Me thellimin e luftës së klasave, me goditjet që bëheshin ndaj elementëve që shpalleshin armiq, me “zbulimin e grupeve armiqësore”, në të gjitha fushat e veprimtarisë jetësore që bëhej në Shqipëri nga Partia-shtet edhe numri i të burgosurve rritej nga viti në vit. Ishte ky një nga shkaqet e ngritjes së kampeve (burgje) me punë të detyruar në bujqësi, e sidomos për hapjen e tarracave, apo kryerjen e punëve tē ndryshme në këtë front. Dhe të tilla kampe u ngritën në disa vende sikurse:

Të rinj, që s’plotësonin normën ditore, rriheshin barbarisht dhe lidheshin nëpër shtylla në pikën e diellit. Nga puna rraskapitëse, ushqimi i dobët dhe torturat, shumë adoleshentë u sëmurën dhe disa prej tyre humbën jetën. Mjaft të tjerë u shtruan në spitalet psikiatrike dhe mbetën të çmendur përjetë. Kampit të adoleshentëve të Torovicës, i mungonte një ambient higjienik. Aty u shfaqën dhe dukuritë e imoralitetit, sikurse ishte pederastia. Ky kamp ka ekzistuar për më shumë se dy dhjetëvjeçarë, në vitet 1969-1991.

Të burgosurit punonin nga 12 orë në ditë, për hapje kanalesh dhe për sistemimin e fushës së Kamzës. Ata ushqeheshin me 600 gram bukë misri dhe iu jepnin vetëm nga 1 gavetë ujë të pijshëm në ditë. Ata që s’plotësonin normën e punës, iu nënshtroheshin torturave dhe rriheshin barbarisht. Kampi-burg u mbyll në vitin 1946 dhe u shndërrua në kamp internimi politik.

Ushqimi ishte shumë i dobët, po kush ishte i shkathët e kompensonte atë me mish breshkash dhe iriqësh, në qoftë se mundej t’i fuste fshehurazi brenda në kamp. Shumë të dënuar, vdiqën nga rraskapitja dhe sëmundjet si: pianisti Rikard Riçi, mjeku Vojo Bilbilja, Sami Dangellia e të tjerë.

Ky kamp u shpërthye nga trimi Haxhi Sula, (me origjinë nga Tirana), i cili mbasi i rrëmbeu rojës mitralozin nga dora, mundi të largohej me një makinë disa kilometra. U kap i plagosur rëndë dhe u ri dënua me 25 vjet burgim. Më 1981, kampi i Borshit u shpërngul më në jug, në afërsi të katundit Shënvasi.

Të burgosurit të rraskapitur nga puna shumëvjeçare, nuk kishin më fuqi të punonin dhe të realizonin normat e kërkuara nga komanda e kampit. Organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, menduan se; duke shtuar dhunën dhe torturat, të burgosurit do të bënin çmos për të realizuar normat e kërkuara. Gardianët ju drejtoheshin fatkeqëve me fjalët; “Ose planin, ose xhanin”! (shpirtin). Të dënuarit i godisnin pa mëshirë, i lidhnin nëpër shtylla, derisa humbnin ndjenjat, ose kalonin në depresione nervore.

Ka pasur dhe raste vdekjeje nga torturat. Duke i quajtur tarracimet e bregdetit, si arritje të Partisë–Shtet, Enver Hoxha krenohej me këto “Perla të Shqipërisë Socialiste”. Edhe ndonjë delegacion i huaj, që vizitonte atëherë Shqipërinë, dërgohej për të parë tarracat e bregdetit, por gjithnjë duke i fshehur me kujdes të burgosurit. Kështu ministri grek i bujqësisë, që i vizitoi këto plantacione në 1985, i quajti ato; “Mrekullia Shqiptare”, por kurrë nuk u fol për punën skllavëruese, që bënin të burgosurit atje.

Në vitin 1991, kur Kristina Von Kohl nga Danimarka, anëtare e Komitetit të Helsinkit, vizitoi kampin e të burgosurve me punë të detyruar të Përparimit, deklaroi: “Kampet naziste të punës në Dakau dhe Mauthausen, kanë qenë shumë më të mira se ky kamp që pamë sot këtu”. Komentet janë të tepërta. Ky kamp u mbyll në 4 korrik 1991.

Ç. Kampet me punë të detyruar të ndërtimit

Qysh në vitet e para të vendosjes së diktaturës komuniste, të burgosurit politike dhe ordinerë, u përdorën për ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe të apartamenteve të banimit. Më poshtë po i renditim sipas rendit kronologjik, kampet me punë të detyruar të ndërtimit

Ata ishin: Abdulla Bajrami, Mark Zefi, Isuf Velçani dhe Zyhdi Mancaku. Ekzekutimi i tyre u bë në oborrin e Burgut të Vjetër të Tiranës, nga krye hetuesi i Republikës, gjeneral Nevzat Haznedari, duke ua çarë kafkat me levë hekuri. Të tjerët u dënuan me burgime të rënda. Mbas kësaj ngjarjeje, të gjithë të burgosurit e kampit iu nënshtruan një terrori masiv.

Shënim: Në shumicën e rretheve të Shqipërisë, pranë Degëve të Punëve të Brendshme, mbaheshin nga 20-30 të burgosur, specialistë të ndërtimit, që iu kishte mbetur të vuanin akoma deri në një vit burgim. Këta përdoreshin për të ndërtuar apartamente banimi për efektivat e Sigurimit të Shtetit dhe të Policisë së rretheve.

D) Kampet me punë të detyruar për ndërtimin e veprave industriale

Gjatë periudhës 1961-1975, me ndihmën e Kinës maoiste, që mendonte ta bënte Shqipërinë komuniste, “Fanar ndriçues në Evropë”, u ndërtuan një sërë veprash, industriale. Edhe për ndërtimin e tyre u shfrytëzua puna e të burgosurve politikë. Për këtë qëllim, u ndërtuan një numër i madh kampesh-burgje, ku të dënuarit punonin pareshtur me tre turne. Këto kampe po i rreshtojmë sipas rendit kronologjik, kur filluan punimet në to.

Në këtë kamp, u punua intensivisht me tre turne. Punimet nisën në vitin 1963 dhe mbaruan në vitin 1965. Nga kjo uzinë, kur filloi shkrirja e bakrit, nxirrej dhe 1 kg. ar i pastër në ditë. Nga kampi i Rubikut, u bënë dhe përpjekje për arratisje. I riu Demir Shkoza, që iku nga ky kamp, u kap në afërsi të rrethit të Dibrës, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua.

Komandant i atij kampi ishte kolonel Hazbi Lamçe me origjinë nga Mallakastra, që njihej si njeri i afërt i Mehmet Shehut, kurse komisar, ishte Nesti Ballta, me origjinë nga Korça. Punimet i drejtonin specialistët kinezë, që silleshin shumë korrektë me të burgosurit. Në Laç, ka pasur dhe raste vetëvrasjeje, si ai i të riut dibran Qerim Çaushi. Disa të tjerë u aksidentuan rëndë dhe mbetën të gjymtuar përjetë, si Eqrem Çapaj, nga Dukati i Vlorës.

Komisari i kampit, Besnik Çomo, shquhej për ligësitë e tij, për t’ua bërë jetën sa më të padurueshme të dënuarve. Në qershor të vitit 1966, nga të burgosurit e këtij kampi, u bë më përpjekje për arratisje. Të dënuarit: Maksut Xhumaka (Babashi) dhe Ylli Tabaku, mbasi shpërthyen portën kryesore të kampit me një kamion të rrëmbyer, mundën të largohen disa qindra metra, por u kapën dhe u rrahën barbarisht në mes të kampit, derisa humbën ndjenjat. Gjykata i dënoi me 5 vjet burgim shtesë.

Tek ai njeri, shpirti, mendja dhe pamja e tij, buronin vetëm ligësi. Në këtë kamp, bëri vetëvrasje djaloshi 20-vjeçar, Mit’hat Allushi dhe ish-mësuesi Reshat Ago; kurse Ali Maliqi (me origjinë nga Peshkopia), u vra nga dora e fshehtë e Sigurimit tē Shtetit, në prag të lirimit, pasi kishte vuajtur 23 vjet burgim.

Në këtë kamp nga kushtet e vështira higjienike dhe ushqimit shumë të keq, u sëmurën shumë të dënuar. Pati dhe vdekje nga mosinteresimi i duhur për mjekim. I tillë është rasti i Myzafer Demroçit, 30-vjeçar, që u çua në spital në momentin e fundit të jetës. Memorie.al