Mungojnë reshjet, fillojnë blerjet/ Bie niveli i kaskadës së Drinit, KESH nis prokurimet për blerje energjie
Thatësira dhe temperaturat e larta kanë bërë që niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, të ulet ndjeshëm në muajin korrik. Për të evituar problematika për shkak të mungesës së reshjeve, KESH ka blerë për muajin gusht mbi 100 mijë megavat energji
Mungesa e reshjeve, por edhe temperaturat e larta kanë ulur nivelin e ujit në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, përgjatë muajit korrik.
Aktualisht kuota në liqenin e Fierzës, është 291.41 m, ndërsa prurjet me 50 metër kub ujë në sekondë, një ulje e ndjeshme kjo karahasur me muajin qershor, ku niveli ishte mbi 296 m dhe prurjet rreth 250 m3 në sekondë
Për të mbajtur kaskadën e Drinit në nivele të kënaqshme, Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar disa prokurorime për blerje Energjie.
Sipas të dhënave zyrtare të KESH mësohet se për periudhën 31 deri në 6 gusht do të importojë 38.850 megavat.
Ndërkohë që më herët ka zhvilluar një tjetër proçedurë për të parablerë 74 400 megavat energji për të gjithë muajin gusht.
Çmimi me të cilin është blerë energjia varion nga 92 euro për megavator deri në 106 euro për megavator.
Por, ekziston mundësia për blerje të tjera nëse do të vijojnë të mungijë reshjet dhe niveli i prurjeve të jetë i ulët.

Përtej importit të energjisë KESH, ka pasur një situatë mjaft pozitive edhe për eksportin e energjisë elektike gjatë vitit 2023.
Kujtojmë se Hidrocentrali i Fierzës, ka qëndruar gjatë vitit të kalaur nën mesataren historike sa i takon nivelit të ujit. Në qershor të 2022 niveli i Fierzës, ishte 288 metra ndërsa mesatarja historike është 289.53 metra.



