Aksident në Librazhd, makina përplaset me kamionin, 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2023, 13:49
Një aksident është raportuar në Librazhd. Mësohet se një makinë është përplasur me një kamion.
Ndërsa bëhet me dije se janë plagosur tre fëmijë që ndodheshin në automjet dhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Librazhd/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
