“Një ndalesë-një kontroll”/ Shqipëria dhe RMV me program të ri kufitar, Rama: Lehtësojmë kalimin, shtysë për tregtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2023, 12:41
Nis ditën e sotme, është prezantuar “One stop shop”. Një nismë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për kontroll të përbashkët në pikat kufitare.
Një program i ri kufitar “Një ndalesë-Një kontroll”, për lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave. Vendimi për këtë projekt është miratuar më 14 nëntor 2022.
Rama: Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj. Fluksi i turistëve dhe numri i investitorëve të mëdhenj, së bashku me shqiptarë të diasporës apo edhe ata që banojnë në Shqipëri është inkurajues. Zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, kërkojnë një qasje komplekse.
