Dita botërore e ashures, mesazhe për paqe e unitet. Thirrje të rinjve për të mos u larguar nga vendi
Në selinë e kryegjyshatës botërore bektashiane u organizua ceremonia e ngjarjes historike të Qerbelasë ditës botërore të ashures. Në mesazhin e tij Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj nënvizoi rëndësinë e bashkimit në këtë festë.
"Ceremoni të tilla përkujtimore, fetare, bektashiane jo vetëm besimtarë por mbarë njerëzimin, është e rëndësishme që ato të kalohen në harmoni dhe me personat e dashur," tha ai.
Madje ai solli në vëmendje dhe amanetin e dëshmorëve.
"Më shumë mirësi, paqe, dashuri, unitet mes njerëzve, pa dallim rrace, ngjyre e feje dhe larg inatit, dashakeqësisë, smirës dhe djallëzisë," tha ai.
Për të gjithë të rinjtë që e shohin të ardhmen në vende të tjera, kryegjyshi apeloi për të qëndruar në atdhe.
"Të mos largohemi nga vatani ku ne lindëm dhe u rritëm por ti përkushtohemi dhe dedikohemi atij me më të mirën tonë përballë sfidave dhe mundimeve gjithnjë ka një dritë shprese që rilind e duhet të lulëzojë në zemrat e të gjithëve ne," tha ai.
Në këtë datë përkujtohen 72 deshmorët, që ranë në fushën e Nderit me prijësin e tyre , në krye Imam Hysenin, kundër diktaturës së kohës .