LAJMI I FUNDIT/ Burri vret bashkëshorten në Maliq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2023, 21:18
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq. Mësohet se Gjergj Mullalliu ka vrarë bashkëshorten, Luiza Mullalliu.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Policia Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


