Gjiknuri u shkarkua pasi përmendet në dosjen e SPAK? Rama: Spekulime! Damiani e ka bërë mirë punën
Për kryeministrin Edi Rama, shkarkimi i Damian Gjiknurit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste nuk ka lidhje me spekulimet që janë bërë për dosjen e inceneratorëve. Fill pas takimit të tij dy ditor me ministrat, Rama konfirmoi se partia është në një proces reformimi dhe lëvizjet janë bërë për ta çuar punën në një nivel tjetër.
“Po të nisemi me vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujto do qoftë në një proces analize, qoftë edhe hetimore, atëherë se di se kush ngelet në këtë vend pa u bërë pis. Po ju them se raportin tonë me drejtësinë e kam bërë të qartë, dhe në Asamble, lëvizja e sekretariatit s’ka të bëjë aspak me atë që është spekuluar. Damiani e ka bërë punën mirë. Kam besuar dhe besoj gjithmonë se para të vënë në pozitë të tjerët, për të qenë mbi të tjerët, duhet ta bësh ti vetë. Ndaj është PS këtu prej 10 vitesh. Jam edukuar me idenë se çdo ditë duhet të kërceja më lartë. Kjo është arsyeja. Të gjitha të tjerat janë spekulime. Raporti me drejtësinë i kësaj qeverie është i qartë.”, tha Rama.
Takimi informal me kabinetin e tij, duket se solli vendimin për reformin në disa fusha. Në fushën e arsimit por edhe në atë të Prokurorimeve Inteligjenca Artificiale do të jetë një nga prurjet më të reja. Gjatë deklaratës për mediat Rama theksoi se po studiohet dhe mënyra se si do të adaptohet IA në këto dy sektorë.
Ndërkaq kreu i qeverisë deklaroi se do të merren masa edhe sa i përket mbrojtjes së zonave të mbrojtura, duke shtuar se do të ketë investime të veçanta.
Ndryshe nga mbledhja e asamblesë së PS, takimi informal dy ditor në Tepelenë nuk solli ndryshime në kabinetin qeveritar.
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ish-sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri, ndërsa ka thënë për mediat se socialisti e kishte bërë shumë mirë punën e tij.
Në një prononcim për mediat, Rama i cilësoi spekulime aludimet se Gjiknuri ishte shkarkuar se i kishte dalë emri në dosjen e inceneratorëve.


