Përballë Bashës, Gjergj Hani thirrje demokratëve: Votoni! T’i kthejmë moralin partisë

Ashtu siç ishte njoftuar, në orën 10:00 ka votuar kandidati për kryetar të PD-së, Gjergj Hani.

Ky i fundit, pas kryerjes së procedurave të identifikimit, ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit, ndërsa ka përshëndetur të pranishmit me dy gishta.

“Ju falënderoj që po pasqyroni këtë ngjarje të jashtëzakonshme, në këtë ditë të jashtëzakonshme. Thirrje demokratëve që të dalin të votojnë, për të kërkuar nesër llogari. Pjesëmarrja është vlerë e demokracisë dhe se duhet t’i kthejmë moralin kësaj partie”, tha ai.

Pasi iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë për t’i kthyer moralin partisë, tha se vendimi i marrë nga Këshilli i thirrur nga Bardhi nuk kishte asnjë vlerë. Ai tha se verdiktin për këtë nismë të Bardhit do e japë drejtësia. Po ashtu ai iu tha gazetarëve se të hënën do t’i përgjigjet përmes një konference interesit të mediave.

“Pjesëmarrja është e domosdoshme, është vlerë e demokracisë.

I ftoj demokratët që të votojnë Gjergj Hani iu është përmbajtur vendimeve të Kryesësië.

Sa i përket mundësive, sigurisht nuk ishin të barabarta s’kisha mundësi që të mbuloja fushatën në të gjithë vendin.

Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ngelet për tu parë dhe do të flasë drejtësia, nëse ka arsye ku drejtësia do gjejë shkelje do marrë vendimin e saj.

Të përpiqemi të ketë mbarëvajtje dhe të mos thyejmë heshtjen. Të hënën do të mbajmë konferencë, sot fitojmë të gjithë, fiton PD“- u shpreh ai.

Përballë Bashës, Gjergj Hani thirrje demokratëve: Votoni!