Zgjidhet sot kryetari i ri i PD, Çelaj: I hap rrugë projektit të ri për demokratët dhe politikën në vend
Eriselda Çelaj, ish-kandidatja për kreun e bashkisë Fier u shpreh se zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së do ti hapin rrugë një projekti të ri jo vetëm për demokratët por për politikën në vend në përgjithësi.
"Ky është një ndër proceset më dinjitoz që ka kryer PD për zgjedhjen e kreut të saj për shkak se janë bërë një sërë diskutimesh për mënyrën se si do të bëhej certifikimi i anëtarësisë me të drejtë vote. Ne jemi treguar shumë të kujdesshëm për mënyrën se si do të bënim një listë reale të anëtarësisë për të mos ndodhur më ato që kanë ndodhur herë pas here ku publikohej një listë joreale me anëtarë fiktivë ku përdorej nga kreu i PD-së sa herë kishte zgjedhje PD-ja. Pjesëmmarja sot ështëe kënaqshme. Është diku tek 800 numri i anëtarësisë.
Zgjedhjet për kreu e PD-së do ti hapin rrugë një projekti të ri jo vetëm për PD por dhe për frymën politike që Shqipëria ka nevojë dhe për një politikë qytetare," tha ajo.

