Zgjedhjet për kreun e ri, Flutura Açka: Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të PD
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2023, 09:02
Zot po zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së.
Flutura Açka i quan këto zgjedhje si një proces të demokratizimit të PD-së ku votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.
"Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tēnde: të vizatosh blu mbi blu.
Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.
Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur," shkruan ajo.
