Përplasi me makinë një 8-vjeçar, arrestohet shoferi 23-vjeçar në Elbasan

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka përplasur me makinë një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sara”, ku i riu ka përplasur një 8-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Sara”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 8-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.