Operacion antidrogë në Vaun e Dejës, zbulohet sera me 810 rrënjë kanabis, një në pranga

Shkon në mbi 90 mijë rrënjë sasia e kanabisit të kapur në zonat malore të vendit. këtë të premte policia ka bërë të ditur zbulimin e dy sipërfaqeve të reja. Në kontrollet permes aksionit të koduar  “Territor i pastër” në Malësinë e Krujës u asgjësuan 773 bimë.

Në pamjet e dhëna prej policisë së shtetit shihet se sipërfaqa është në një zonë me dendësi të shkurreve .  por nuk bëhet e ditur për persona të akuzuar apo të ndaluar, megjithatë në total në 33 fazat e këtij operacioni janë djegur  22 896 bimë narkotike kanabis.   

Ndërkaq në Vaun e Dejës bimët narkotike u gjetën në një serë. Siç shihet në këto pamje forcat e policisë arritën të kapin 30 vjeçarin E.Z teksa ishte brenda ambienteve duke u kujdesur për bimët narkotike. Gjatë kontrollit në deklaratë thuhet se në fshatin bushat u zbuluan dhe u asgjësuan 810 mimë narkotike. Tashmë i ndaluari, banues në Kosmaç do të përballet me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Për kontrollin e territorit janë ngarkuar jo vetëm kryepleqt por po ashtu dhe mbi 110 efektivë të paisur dhe me dronë për ofrimin e pamjeve në territore të vështira.

Operacion antidrogë në Vaun e Dejës, zbulohet sera me 810