FOTO/ Kryenin manovra të rrezikshme afër bregut të detit, bllokohen dy Jet-Ski në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2023, 22:30
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare kanë zhvilluar një operacion për sigurinë në plazhe.
Si rezultat i këtij operacioni u bllokuan dy Jet-Ski, pasi kryenin manovra të rrezikshme pranë bregut.
Mësohet se mjetet e bllokuara rezultojnë në pronësi të shtetasit Aldon Hamiti. Sakaq, polici po vijon me procedurat administrative.


