Aksident në Pogradec, makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident është regjistruar sot në Pogradec, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë.

Burime nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.