“Metamorfoza”/ Në kërkim nga SPAK edhe “Leksi i druve”, u shpëtoi 3 atentateve, njëri prej tyre me dron

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” të SPAK është shpallur në kërkim edhe 46-vjeçari nga Lezha, Aleks Ndreka (Deda).

Një prej personave të shpallur në kërkim i identifikuat si Aleks Ndreka rezulton të jetë Aleksander Doda i njohur në Lezhë si Leksi i Druve. Ky personazh ka qenë shënjestër e sulme me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Më i frikshmi ishte antentati me dron të cilit ai i shpëtoi.

Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Po ashtu, edhe marsin e vitit të kaluar drejt tij është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por nuk e zuri asnjë plumb.

Aleks Ndreka (Deda) është i njohur edhe me përplasjet me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua disa muaj më parë.

Mësohet se Aleksandër Deda ndodhej prej kohësh nën urdhër-mbrojtjeje, ndërsa burimet thonë se ndodhet jashtë territorit shqiptar. Ai ka udhëtuar së fundmi drejt Italisë për trajtim mjekësor.

Të arrestuar deri tani

Pëllumb Gjoka 

Edmond Preka

Astmer Bilali

Ardit Hasanbenga

Oltion Bistri

Xhevahir Lita

S.T. i arrestuar në flagrancë

N.F. i arrestuar në flagrancë

Në kërkim

Behar Bajri

Ervis Martinaj

Elion Hato

Denis Brajoviç

si dhe 3 të tjerë

Ngjarjet e dokumentuara

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi Ndoji, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepaj, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleanth Musabelliut ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Dorjan Duli.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Ibrahim Licit.

Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Genc Tafili.