Nga biznesmeni Gjoka te prokurori Lita, GJKKO cakton sot masën e sigurisë për grupin e strukturuar kriminal
6 nga 15 të akuzuarit në operacionin metamorfoza u paraqitën në gjykatën e posaçme nën masa të forta të policisë. ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Astmer Bilali u njohën me dosjen prej 110 faqesh mërmes avokatit të tyre
Materiali voluminoz ka në përbërje mjaft biseda të zbërthyera në Belgjikë, Holandë dhe Franc por edhe përgjime ku flitet për vrasje me pagesë me shuma të mëdha.
Një prej ngjarjeve të zbuluara është edhe ekzekutimi i Gjon Ndojit në vitin 2020. Në dosje argumentohet se Edmond Preka shoferi i biznesmenit Gjoka ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.
Vrasja e ka dyshime se është kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Në një tjetër episod ku dyshohet se Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.
Sipas Spak Edmond Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje. Atentati dështoi në rrethana të pa qartësuara deri më sot nga autoritetet. Plani për vrasjen e ish policit fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb. Ata kërkonin 100 mijë euro, teksa Gjoka i thotë që nëse është nevoja jepu më shumë. Por Bajri del garant duke i thënë që për kaq para mjaftonin
Sakaq në gjykatë masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

