Operacioni shqiptaro-italian për mashtrimet, Policia: 5 masa sigurie arrest në burg dhe 4 arrest në shtëpi, 5 në kërkim

Përhapja e madhe e call centerave në Shqipëri nuk ka sjellë vetëm vende pune dhe paga për të rinjtë, por dhe mjaft kompani mashtruse. SPAk dhe prokuroria italiane kanë bërë të ditur rastin e radhës ku shtetasve të huaju grabitën përmes mashtrimit.

Bëhet fjalë për një grup që përmes mashtrimit përfituan 4.7 mln euro dhe më pas i konvertuan ato në kriptovaluta. Në në kuadër të operacionit janë lëshuar 14 urdhër-arreste.

Tonin Vocaj tha se janë zbatuar 5 masa sigurie arrest në burg, 4 arrest në shtëpi ndërsa 5 u shpallën në kërkim.

“Është bërë i mundur i plotë i subjekteve të hetimit. Më 25 tetor është bërë identifikimi i këtyre personave.

Janë ekzekutuar 9 masa sigurie, 5 në burg 5 në arrest shtëpie janë në kërkim edhe 5 subjekte të tjerë.

Janë angazhuar 60forca policie2automjete, ka pasur kontrolle në 12 banesa ku janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike si dhe bitcoin.”- tha ai.

Për të qenë bindës në klientët që mashtronin krijuan dhe një platformë fiktive investimi.

Paratë u shndërruan në bitcoin duke humbur gjurmët.

4  persona tashmë janë në prana dhe 5 janë në arrest shtëpie ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim. subjekti call center i hetuar në shqipëri dhe itali ishte i vendosur në rrugën “Dritan Hoxha.