LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në portin e Vlorës

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje pranë molit të portit të Vlorës. Mësohet se bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 70 vjeç dhe që sipas burimeve të para ishte larguar nga banesa në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Policia është njoftuar nga stafi i një mjeti lundrues. Trupi i pajetë është parë të pluskonte pranë rimorkios.