Përfituan 5 mln euro përmes mashtrimit online, arrestimet vijim i operacionit të nisur nga tetori i vitit të kaluar

SPAK ndodhet në konferencë për median lidhur me operacionin e përbashkër shqiptaro – Italian. Mësohet se operacioni është vijim i njëoperacioni të mëparshëm që mban datën 25 tetor 2022.

Në kompleksin Caravan është bërë kontrolli dhe janë sekuestruar pajisjet komputerike. 140 kallëzime për mashtrim në Itali. Dëmi i mashtrimit mbi 4 milion euro. Mes të arrestuarve ka operatorë dhe organizatorët.

“Është vijimi i operacionit që është kryer më 25 tetor 2022. Më përpara janë nxjerrë 3 masa sigurimi, ndërkohë dje janë ekzekutuar 14 masa sigurie” tha prokurori Eneid Nakuçi.

Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani janë arrestuar në 26 tetor 2022. Vijimi i këtij operacioni solli ndërhyrjen e sotme për arrestimin e 14 personave.