SPAK "nuk ndalet"/ Arrestohet biznesmeni "strategjik" Pëllumb Gjoka, kryeprokurori i Kukësit dhe ish-Kreu i Operacionales
Spak ka realizuar një tjetër operacion i cili prek nivele të larta. Burimet kanë bërë të ditur se mes 15 fletë arresteve janë dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, kreu i prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita si dhe Ish-Shefi i Operacionales Olti Bistri, të cilët tashmë janë vënë në pranga.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë.
Në mesin e të arrestuar të operacionit të mëngjesit të së enjtes është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.
Gjoka mësohet është ndaluar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij. Ndërsa ndaj tyre rëndon akuza Grup kriminal, korupsion dhe shpërdorim, detyre.
Mësohet se për këtë operacion janë ushtruar kontrolle në disa qytete, por edhe në banesën e Ervis Martinajt. Edhe pse i zhdukur disa muaj më parë, SPAK ka firmosur urdhër arresti për të.
Burimet shprehen se mes personave të ndaluar ishin dhe Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), por pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.
Ndërsa në kërkim janë shpallur Asmer Bilali dhe Behar Bajri.
Po ashtu në kuadër të arrestimit të personave gjatë operacionit të SPAK, punonjësit e policisë kanë shkuar mëngjesin e sotëm duke ushtruar kontroll në banesën e Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe.
Ervis Martinaj është njëri nga personash e shpallur sot në kërkim, së bashku me Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe persona të tjerë.
Kjo është masa e dytë e arrestit që SPAK ka lëshuar për Ervis Martinaj, pas shpalljes në kërkim të tij në 18 Maj 2022 gjatë operacionit “Plumbi i artë”.
Lista e personave te perfshire ne operacion
Pëllumb Gjoka, i arrestuar
Xhevahir Lita, i arrestuar
Olti Bistri, i arrestuar
Edmond Preka, i arrestuar
Ardit Hasanbegaj, i arrestuar
Behar Bajri. në kërkim
Astmer Bilali, në kërkim
Ervis Martinaj, në kërkim
Elion Hato, në kërkim
Hetimi dhe akuzat per ngjarjen e 2018-ës
Në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim edhe Elion Hato, i cili ishte i përfshirë për sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës bashkë me Ervis Martinajn.
Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.
Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i "Bajrave".
Ndërkohë, Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës.
Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.
Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.
Asmer Bilali është një personazh i njohur dhe me precedent penal në Shkodër. Madje i arrestuar më parë ndërsa është thënë se i ka shpëtuar dhe një atentati.
Ndërsa Behar Bajri u arrestua në Holandë më 22 shtator 2018, në operacionin “Oaz” por u akuzua edhe për vrasjen e gruas së tij në vitin 2002. Ndaj tij janë ngritur dyshime edhe për ngjarje të tjera të rënda.


Kush eshte Pellumb Gjoka
Mëngjesin e sotëm është kapur në banesën e tij në Velipojë, Pëllumb Gjoka.
Gjoka një emër i njohur në perpjekjet e tij për tu bërë investitor strategjik është personi i cili mori pjesë në zgjedhjet e këtij viti në Velipojë ku mbështeti PS.
Në vitin 2022, qeveria shpalli Gjokën investitor strategjik.


