Goditet banda e shqiptarëve, mashtronin me shitjet online dhe përfituan 5 mln euro, lëshohen 14 urdhërarreste

Një operacion në koordinim me autoritetet italiane ka goditur një bandë shqiptarësh që mashtronin qytetarët me shitjet online.

Bëhet fjalë për një grup që përmes mashtrimit përfituan 5 mln euro dhe më pas i konvertuan ato në kriptovaluta. Në në kuadër të operacionit janë lëshuar 14 urdhër-arreste.

Në lidhje me paratë e përfituara, ato ishin pastruar në Estoni, Holandë dhe Gjemani. dhe më pas u konvertuan në kriptomonedha.