Tritol për herë të dytë tregtarit të fruta-perimeve në Lushnje, dyshime se ishte për kunatin që jeton në Angli

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen 18 dhe i është vendosur tregtarit të frutave perimeve Altin Lamçe.

Burime për Ora News bëjnë me dije se pranë banesës së tij kanë hedhur 30 gramë amonit duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Kjo është hera e dytë që tregtarit i vendosin lëndë plasëse.

Policia beson se lënda plasëse i është vendosur pronarit të vërtetë të banesës i cili jeton në Angli.

Ndërsa shtetasi Altin Lamçe është dhëndri i pronarit të banesës ku jeton me gruan dhe nënën.

Lamce është person pa precedent penal, e ndërsa dyshimet kryesore janë pikërisht tek pronari i banesës.

NJOFTIMI:

Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.