Vrau me thikë gruan, dënohet me burgim të përjetshëm Ramiz Mici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 17:33
Gjykaka e Elbasanit, ka dënuar me burgim të përjetshëm Ramiz Micin, i cili vrau me thikë gruan e tij.
Ngjarja ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.
Të dy të divorcuar dhe prindër nga martesat e mëparshme, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte në një banesë me qira në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan ku edhe ndodhi ngjarja.
Ndaj Micit rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
