Po lyente muret e një ndërtese, humb jetën bojaxhiu 45-vjeçar në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një 45-vjeçar, me profesion bojaxhi, i cili ka rënë nga një ndërtesë ky po punonte.

Policia njofton se rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.