Rrogozhina përgatitet për zgjedhjet, mbërrijnë në KZAZ kutitë dhe fletët e votimit

Rrogozhina duket se po përgatitet për përsëritjen e zgjedhjeve të cilat do të zhvillohen të dielën.

Shoqëruar nga forcat e policisë, kamionët e ushtrisë kanë sjellë materialet në KZAZ-në e vetme të bashkisë që mbledh 54 qendra votimi.

Totalit të 55 qendrave i është hequr ajo e burgut, në të cilin nuk do të ripërsëriten zgjedhjet.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Rezultati në këtë bashki u kontestua nga koalicioni “Bashkë fitojmë”, pasi sipas tyre pati shkelje gjatë procesit të numërimit, ndërsa diferencën mes dy kandidatëve e bëri kutia e burgut, e cila sipas tyre nuk duhej të numërohej.