Maliqi, padi në SPAK për Kuçovën: I habitur se kush e mbron Salillarin dhe këtë Hajdarin në Bashki, është më keq se Gjici
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi, i cili nuk arriti të fitonte në zgjedhjet vendore të 14 vijon betejën e tij ligjore për Bashkinë e Kuçovës.
Paraditen e kësaj të premte, Lefter Maliqi ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e këtij qyteti, Kreshnik Hajdari dhe biznesmenin Pëllumb Salillari.
Kallëzimi i sotëm në SPAK
Në shkresën e depozituar në Prokurorinë e Posaçme, Maliqi e akuzon Hajdarin për korrupsion te funksionareve të lartë apo të zgjedhurve vendore.
Në shkresën e dorëzuar në SPAK, Maliqi thotë se “në fshatin Frashër në Kuçovë, banorët në disa burime mediatike deklarojnë se për bërjen e një rruge të lagjes kanë paguar 15 mijë paund në bashki.
Rruga ekzistuese e ndërtuar që në periudhën e komunizmit është totalisht e shkatërruar, me gropa e rrëshqitje në disa vende dhe vështirësisht e kalueshme jo vetëm për mjetet por edhe për banorët.
Për këtë rrugë që nuk u bë kurrë janë paguar 15 mijë paund, rreth 20 milionë lekë në bashkinë e Kuçovës thotë një qytetar. Ne se dimë në çfarë zyre u dhanë lekët e fëmijëve, por ajo që dimë është që i çuan në bashki. Pas kësaj erdhën disa punëtore të një firme dhe vetëm gërmuan disa dhe the ikën”- pohojnë banorët.”



