Grushta Berishës, gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut: Të shtrohet në spital!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 12:01
Gjykata e Trianës ka pushuar cështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grushte ish kryeministrin Sali Berisha gjatë një proteste.
Sipas ekspertizës mjekësore, Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërsa gjykata ka kërkuar që të shtrohet në spital për mjekim të detyrueshëm.
Ngjarja u regjistrua në dhjetor të vitit të kaluar, teksa opozita protestonte kundër qeverisë Rama.


