Klodian Zoto kërkon pafajësinë në gjykatë, avokati: Është fajësuar publikisht dhe politikisht  

Ndërsa në kuvend për diskutohet për aferën e incineratorëve, përmes avokatit i Klodian Zotos, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme.

Ai kërkoi që klienti i itj të shpallet i pafajshëm për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika.

Avokati: Përfundimisht nuk guxoj të them se Klodian Zoto është burrë i mirë, gjyqi ndaj tij është bërë publikisht, ky proces është i paragjykuar. Nuk kam ndonjë shpresë për një proces të rregullt.

U bë një gjyq mediatik, politik dhe publik me rastin e një ish-ministri apo deputeti duke i hequr imunitetin. Pak ditë më parë Kuvendi për të njëjtat prova, të njëjtët të akuzuar me të njëjtët emra, vendosi heqjen e mandatit. Fajësia është shpallur publikisht dhe mediatikisht, qytetarët e kanë mësuar tashmë.