“Gjinushi, produkt i një marrëveshje kriminale”, Berisha: Ligji i ASH, historia më e turpshme në 30 vite
Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, e konsideroi një turp vendimin e qeverisë për të detyruar studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite ne vend.
Sakaq duke u ndaluar te vendimi për ti zgjatur mandatin Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, Berisha tha se kjo është një marrëveshje mes Ramës dhe Tom Doshit dhe historia me e turpshme ne 30 vjet.
Berisha: Po të isha student unë, nuk do regjistrohesha në fakultet që më imponon. Është një shkatërrim që i bëni sistemit shëndetësor.
Së dyti, ligji i akademisë është historia e turpshme në 30 vite, për të zgjat mandatin e nje njeriu që nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë, produkt i një marrëveshje kriminale mes Tom Doshit dhe Edi Ramës.
Po Gjinushi cfarë studimesh ka bërë? Po ka histori më të turpshme se kjo?




