SEANCA E FUNDIT/ Nga Ahmetaj, Gjinushi, kanabisi, diplomat e Mjekësisë, fondet e BE-së, Opozita “ndez” Kuvendin
Në seancën e sotme, që është e fundit për këtë sesion parlamentar, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm, në një kohë që socialistët kanë marrë udhëzime të qarta për të votuar draftin e legalizimit të kanabisit, si dhe punës së detyruar për 5 vite pas studimeve të mjekëve të rinj.
Dhe në një kohë kur studentët Mjekësisë u mblodhën para selisë parlamentare në protestë kundër projektligjit që parashikon ngrirjen e diplomave të tyre për një periudhë 5-vjeçare pas përfundimit të studimit, në Kuvend pati debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për këtë çështje.
Shkak është bërë projektligji për kanabisin mjekësor, ku opozita kundërshton ndryshimin e rendit të ditës duke i rënë tavolinave. Refuzimi i kryetares se Kuvendit Lindita Nikolla solli dhe pushtimin e foltores nga opozita.
Gjithashtu një tjetër draft që pritet të shkaktojë debate të forta do të jetë dhe projektligji i miratuar në fshehtësi të plotë nga socialistët dhe në mungesën e opoziytës në komision, ai për legalizimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.
ZHVILLIMET NË KUVEND MINUTË PAS MINUTE
Ora 09:50 Studentët e Mjekësisë protestë para Parlamentit: Duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim!
Ashtu siç paralajmëruan, studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e tyre para Parlamentit, ndërsa kundërshtojnë nismën e qeverisë për ligjin që i detyron ata që të punojnë deri në 5 vite në vend dhe më pas do të diplomohen.
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka folur para nisjes së seancës plenare, e fundit për këtë sesion duke deklaruar se parlamenti po mbyllet me një njollë turpi.
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka zgjedhur që këtë herë të shkojë me shalqi në seancën e sotme plenare, ne shenje proteste kunder korrupsionit qeveritar qe coi ne bllokimin e fondeve te BE-se per bujqesine.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të ndëpresë seancën e sotme, dhe ajo të rifillojë vetëm kur Edi Rama të pranojë të japë llogari për aferën e inceneratorëve.
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ashpër sot në Kuvend lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Ora 10:50 Zhupa: Turp! Dje mbledhje e paligjshme, sot doni t’i jepni një mandat të dytë Gjinushit
Deputetja e PD-së Ina Zhupa e cilësoi të paligjshëm mbledhjen e djeshme të komisionit vetëm nga deputetët e maxhorancës që kaluan projektligjin për Akademinë e Shkencave.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i bëri thirrje Kuvendit që të lejojë studentët e mjekësisë që protestojnë jashtë këtij institucioni, që t’u jepet mundësia që të flasin në foltore.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër maxhorancën, ndërsa theksoi se hallet e kësaj qeverie janë bashkëpunimi me krimin.
Deputeti i PD-së Dashnor Sula akuzoi sot maxhorancën se përdor forcën e kartonit për të plotësuar gjithçka që ka në mendje.
Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, e konsideroi një turp vendimin e qeverisë për të detyruar studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite ne vend.
Sakaq duke u ndaluar te vendimi për ti zgjatur mandatin Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, Berisha tha se kjo është një marrëveshje mes Ramës dhe Tom Doshit dhe historia me e turpshme ne 30 vjet.
Deputetët e opozitës, pasi zhvilluan një takim me disa studentë të mjekësisë, që po protestojnë jashtë Kuvendit, kërkuan që këta të fundit të futen në sallë.
Një ditë pas publikimit të lajmit se KE ka pezulluar fondet për bujqësinë në Shqipëri, ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka shkuar në Kuvend.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se 3 njerëz në arrati marrin para nga buxheti i shtetit.
Bardhi e etiketoi ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
12:40 Debatet mes mazhorancës dhe opozitës, ndërpritet për 30 minuta seanca plenare
Është ndërprerë për rreth 30 minuta seanca e sotme në Kuvend pas debatet e forta mes opozitës e mazhorancës.
RENDI I DITES
Në seancën e sotme do të diskutohen raportet vjetore të disa institucioneve shtetërore, si dhe do të shqyrtohen aktet normative dhe projektligje të rëndësishme:
Raport i veprimtarisë vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2022.
Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2022
Raport i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare vitin 2022.
Akt normativ nr. 2, datë 7.6.2023 “Për disa shtesa në ligjin nr.29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat””.
Akt normativ nr. 3, datë 21.6.2023 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr.1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr.23/2019”
Akt normativ nr. 4, datë 21.6.2023 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)”.
Projektligj “Për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”
Projektligj “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””
Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit”, të ndryshuar”
Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.157/2013,”Për masat kundër financimit të terrorizimit”, të ndryshuar”
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligj “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”
Projektligj “Për një ndryshim dhe disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.








