Arratisja e Ahmetajt, Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, debat me Nikollën: Po shkelmoni ligjet për interes të Doshit, Gjinushit dhe…
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ashpër sot në Kuvend lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
"Është e paimagjinueshme sjellja juaj. Nqs ligji dhe kushtetuta thotë se një ligj nuk mund të hy në rend dite pa kalur 48orë dhe ti e shkel atë, ti kryen një shkelje të rëndë ligjorë, të njëjtë me banditët Rraja që rrihnin qytetarët me shkopa bejsbolli. Nëse doni të bënë këtë gjë, ndryshoni rregulloren.
Është akt i turpshëm, është një provokim i ulet, shkelmim i ligjeve, kur kryetarja e parlamentit, qe duhet të jetë mbrojtëse dhe shkel për interesa të Gjinushit, Ramës dhe Doshit, është fundi i parlamentit.
Ai zotëria duhet të vi sot në parlament, të dalë para shqiptarëve, se ka një mocion dhe interpelancë për arratisjen nga vendi të numrit të dy të qeverisë.
Ju dilni kundër kushtetutës. Kush do flas për zv, kryeministrin, ju? Ju nuk keni tagër, as ministrat. Të japë dorëheqjen, kjo është rruga, këtë presin sot shqiptarët", deklaroi Berisha.