Komisioni i Edukimit, studentët: Do ulni cilësinë e mjekëve. Zhupa: Paratë e tarifës shkojnë për orendi

Studentët e mjekësisë kundërshtuan miratimin e projektligjit për punësimin e detyruar. E sipas tyre, kjo mund të shkaktojë edhe një rënie të cilësisë së mjekëve të rinj. 

Punësimi i detyruar deri në 5 vite, për studentët e mjekësisë mund të ulë cilësinë e maturantëve që do të zgjedhin të studiojnë për mjekësi.

Në Komisionin e Edukimit, vetë studentët e mjekësisë ngrenë mundësinë që në të ardhmen nxënësit ekslentë të zgjedhin të studiojnë jashtë, duke u lënë kuotat, maturantëve më të dobët.

"Pasi ju keni trajtuar në këtë lloj mënyrë do marrin avionin e parë e do largohen. Kështu që gjeni mënyrën për ti mbajtur këta dhe mosdiskriminuar që të rrijnë jo 5-10 vite po gjithë jetën," thanë ata.

Po sipas tyre një tjetër vendim që po çon drejt uljes së cilësisë së mjekvëve të ardhshëm është erdhe shtimi i kuotave.

"Dhe vendosemi në bazë të një detyrimi tjetër ekonomik që në këtë rast është vendosur qëllimisht aq i lartë që shumica e studentëve të mos kenë mundësi ta përballojnë. Ju sikur nën zë po thoni ti mbajmë sa ti mbajmë këtu po pastaj largohu," tha ai.

Por zëvendësministrja e Arsimit, Albana Tole, nuk e shesh si mundësi largimin e maturatëve që duan stë studiojnë për mjekësi, por vë në dukje se në çdo moment, ata do të kenë mundësinë të evitojnë kohën e detyrueshme të punësimit, duke shlyer detyrimin e duhur.

"Studentët kanë mundësi të zgjedhin nëse duan të vazhdojnë këtë cikël studimesh duke paguar tarifën mbi bazën e kostos. Aktualisht të gjtiha shifrat për të cilat flitet janë shifra që nuk janë reale, mund të ejnë të përafërta," tha ajo.

Opozita u radhit krahë studentëve. Deputetja opozitare Ina Zhupa u shpreh se tafifat e paguara nga studentët e mjekësisë shkojnë për sigurinë ndërsa kushtet kanë mbetur njësoj si në vitet 2000.

"Paratë e studentëve sot, 80% e tyre shkojnë për orendi, tendera, security për universitete dhe asgjë për ju," tha ajo.

Të enjten pritet edhe miratimi i këtij ligji, për këtë arsye studentët e mjekësisë kanë vendosur të protestojnë para kuvendint të njëjtën ditë.