Ndryshimet në polici, Softa: Nga Balla presim strategjinë kundër korrupsionit, kanabisit dhe krimit të organizuar
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në Ora News deklaroi nga ministri i brendshëm i sapoemëruar Taulant Balla pritet një strategji kundër korrupsionit, aksionit ndaj kanabisit dhe krimit të organizuar.
"Kishte kohë që flitej për ministrin e brendshëm. Balla, që sot është ministër e ka pas kërkuar përpara Çuçit me shumë këmbëngulje të ishte ministër i brendshëm dhe më në fund iu realizuar një dëshirë që në projektin e PS merr këtë post të rëndësishëm si një drejtues në administratë se deri ëm sot ka bërë një karrierë politike. Vendosja e Nr/2 të kësaj force politike ka dy momente:
Së pari rëndësinë që qeveria vendos një figurë të lartë poltiike të saj për drejtimin e këtij sektori të përforlur dhe me shumë problemeve për shkak të skandaleve, atentateve dhe përflitjet e forcave të policisë ku një pjesë prej tyre janë dhe korruptuar.
Njëkohësisht dhe pamundësia për të arritur kontrollin e territorit deri në një moment të rëndësishëm ku të përgatitet për zgjedhjet e reja politike," tha ai.
