Rama vlerëson takimin informal me krerët e Rajonit, dhe një mesazh për Kurtin: Kush deshi erdhi, kush nuk mundi s’erdhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2023, 17:23
Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë krerët e vendeve të rajonit dhe komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.
Takimi informal u zhvillua në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në vendin tonë.
Në një konferencë të posaçme për shtyp, Rama informoi se bisedimet u fokusuan mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa vlerësoi nismën sa i përket pritshmërive të përfitimeve ekonomike, kreu i Qeverisë komentoi dhe mungesën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në këtë takim.
“Nuk shikoj asnjë gjë këtu, kush deshi erdhi, kush nuk mundi s’erdhi”, u shpreh Rama.


