Ngrijnë diplomat e Mjekësisë, debate te “Ligjet”. Opozita: Turp që studentët nuk merren në dëgjesë
Në Komisionin e Ligjeve, ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantoi projektligjin që obligon studentët e mjekësisë që fillojnë këtë vit të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas diplomimit.
Ministrja tha se kjo pë bëhet për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat e vendit për mjekë.
"Po e bëjmë për të parandaluar largimin e mjekëve dhe për të plotësuar nevojat. Është një ligj që vjen si rezultat i prevalimit dhe nevojës për të përmbushur nevojat për mjekë!", theksoi ministrja Kushi.
Por projektligji është kundërshtua nga deputetë e opozitës, të cilët kërkuan që në komision që të dëgjohen studentët e mjekësisë.
"Qeveria tani u kujtua se tani kemi të bëjmë më largimin e të rinjve. Pse nuk u mor ky diskutim që një vit para? Pse nuk u bë një diskutim i gjerë publik?
Duhet të bëhet një diskutim i gjerë me të gjithë studentët. Unë jam në mbështetje të kërkesës për të bërë këtë dëgjesë dhe t’i thirrim këta studentë. Është e shëmtuar që studentët mos të dëgjohen studentët", u shpreh deputetja Erisa Xhixho.
Ndërsa deputetja Dhurata Çupi kërkoi që të pezullohet mbledhja e të merren studentët në dëegjesë.
"Ta pezullojmë të marrim studentët në dëgjesë. Është turp për ne që nuk i dëgjojmë. Është arrogancë e tepruar. Pse mos t’i dëgjojmë!", tha Çupi.]
REPLIKAT
Klotilda Bushka: E di ti pyetjen duhet ta kishe bërë kërkesën që të premten.
Evis Kushi: Sa i takon konsultimit publik ju nuk e gjeni në atë tabelë pasi është me procedurë të përshpejtuar, por ligji është konsultuar me studentët.
Projektligji i Diplomave
Qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore me të cilën thotë se ka qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe në sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim.
Sipas pr/ligjit studentëve aplikantë në Mjekësi, por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit.
Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale.





