Rama pret në Tiranë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE, por në një takim informal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2023, 22:42
Kryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë në një takim informal liderët e rajonit dhe komisionerin e BE për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Në këtë takim do të diskutohet rreth procesit të Berlinit dhe takimit të radhës që do të mbahet në tetor në Tiranë.
Takimi informal nesër do të mbahet në vilën 30 dhe po aty do të zhvillohet ne orën 13:00 edhe një drekë informale.
Në këtë takim nuk është planifikuar të ketë asnjë deklaratë apo konferencë, duke qenë se është informal.
