Ngjarja e rëndë/ Babai merr foshnjën dhe e zhyt pa u ndalur në pishinë, dëshmitarët: Bebja po nxirrte shkumë nga goja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2023, 20:11
Një ngjarje horror ka ndodhur në një kompleks pishinash në kryeqytet.
Një person, kishte marrë foshnjën e tij disa muajshe në duar dhe zhytet me të, duke e mbajtur nën ujë për disa sekonda.
Sipas JOQ, qytetarët raportojnë se fëmijë qante dhe nxirrte shkumë nga goja, por babai nuk ndalonte duke e zhytur. Një grua iu afrua që t'i merrte fëmijën por ai nuk ia dha.
Një grup qytetarët afrohen që t'i flasin por babai i është kthyer shpërthyer në të shara.
"Po ik mi debile, ik mos na çaj...Ik moj kokrra e ....,"-dëgjohet ai teksa thotë në video.
Madje raportohet se kanë thirrur edhe Policinë, por ende nuk ka asnjë reagim prej tyre.
View this post on Instagram
