Periferia në Kuçovë e braktisur, pa ujë, kanalizime e rrugë. Pamjet flasin vetë

Teksa vendi po përballet me largime masive periferia është ajo që është prekur më tepër.

Fshatrat janë të parët që përballen me largimet e të rinjve, mungesë investimesh në infrastrukturë, rrugë.

Një gjë e tillë vërehet edhe në fshatrat e bashkisë Kuçovë, teksa pamjet tregojnë një boshatisje të periferisë, rrugë të shkatërruar, pa ujë dhe investime të tjera. Shumica e banorëve kanë vendosur të largohen drejt qytetit dhe qendrave urbane ose dhe jashtë vendit.